
Adrien Rabiot karrierën do ta vazhdojë në kampionatin francez.
Rabiot ka arritur akordin me skuadrën e Olympique Marseille për një marrëveshje dyvjeçare.
Mesfushori francez ishte agjent i lirë, pasi në fund të edicionit të kaluar i përfundoi kontrata me Juventusin.
Për shërbimet e 29-vjeçarit kishin shprehur interesim shumë skuadra të njohura evropiane dhe jo vetëm, por duket se vetë ai ka vendosur që të rikthehet në kampionatin francez.
Rabiot më parë ka qenë pjesë e Ligue 1 për shtatë vite, me skuadrat Paris Saint-Germain dhe Toulouse.
Ish-anëtari i Juventusit gjatë ditëve në vazhdim pritet të zyrtarizohet te skuadra e drejtuar nga Roberto De Zerbi.