Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Agim Ademi dyshohet se keqpërdori buxhetin e FFK-së

Gazeta10
23 March 2023 - 12:29

Agim Ademi është në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e institucionit që ai drejton, Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë, është konfirmuar se Ademi dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi” që lidhen me FFK-së.

Megjithatë, kreu i FFK-së natën e kaloi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Agim Ademi ditë më parë u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vjet më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin.

Njoftimi i Policisë:

KEQPËRDORIM I BESIMIT & SHMANGIE NGA TATIMI

Prishtinë 22.03.2023 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.