
Pas shumë takimeve me njerëz të sportit dhe politikës Ademi dhe Infantino mbajtën edhe një konferencë për media në Prishtinë.
“Sot është një ditë speciale për Kosovën, jemi të nderuar me prezencën e Infantinos dhe për përkrahjen e vazhdueshme të FIFA-s duke kujtuar gjithë atë punë që është bërë me ish Presidentin e Federatës së Futbollit Fadil Vokrri nëpranim dhe avancim të futbollit të Kosovës”, tha ndër tjerash Kryetari i federatës së futbollit Agim Ademi.