
Agjentja e Erling Haaland, Rafaela Pimenta, ka bërë një deklaratë që shqetëson skuadrën angleze Manchester City.
Pimenta ka deklaruar që ëndrra e çdo lojtari është të luajë për Real Madrid, shkruan Gazeta10.
“Premier League është një nga këto destinacione, por është edhe Real Madridi. Reali ka diçka që e bën atë vendin e ëndrrave për lojtarët. Madridi e mban gjallë këtë magji”, tha ajo.
Kujtojmë se Pimenta pak kohë më parë deklaroi se vlera e Haaland tani ka arritur 1 miliard euro.