Gazeta10

AGK: Gazetarët po hasin në vështirësi për të marrë përgjigje nga institucionet e drejtësisë

Gazetarët në Kosovë po vazhdojnë të përballen me vonesa në përgjigje dhe komunikim të paktë me gjyqësorin. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) po e sheh me shqetësim numrin e paktë të zëdhënësve në këto institucione të drejtësisë. Kështu u tha në diskutimin e EULEX-it për përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat.

Anëtarja e bordit të AGK-së, Naile Dema Selmani u shpreh se janë realizuar takime me përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për të adresuar ankesat e gazetarëve.

“AGK vazhdon ta ketë shqetësim, sidomos me theks të veçantë numrin e paktë të zëdhënësve në institucionet e drejtësisë. Edhe në bazë të raportimeve që i kemi nga gazetarët, vështirësi hasin kryesisht në këtë pikë. Vonesa në përgjigje, komunikim të paktë ose mungesë komunikimi dhe kjo për shkak të numrit të vogël të zëdhënësve në institucione të drejtësisë, sidomos në gjykata. Çfarë ka bërë AGK për të përmirësuar komunikimin me gjykatat, vitin e kaluar AGK nëpërmjet drejtores ekzekutive edhe përfaqësues ligjore kanë mbajtur takim me KGjK-në dhe KPK-në edhe në diskutim e sipër është marrë një dakordancë mes grupeve që të ketë prioritet për gazetarët në raste, kur ata janë të atakuar apo të sulmuar në këtë fushë”, ka thënë Dema-Selmani.

Po ashtu, ajo ka përmendur ankesat e gazetarëve për hapësirat e ngushta në vendet ku mbahen gjykimet.

Redaktori i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Kreshnik Gashi tha se prej vitit 2010, KGjK ka marrëveshje me secilën organizatë që ka dashur të monitorojë sistemin.

“Problemi kryesor është qasja strategjike e sistemit. Sot sistemi nuk e ka një përgjigje që të na tregojë se kush është problemi kryesor në komunikim me publikun. Kemi zhvilluar para disa ditëve një hulumtim, rreth problemeve të cilat na vijnë si shkak i dezinformimit, sistemi ende nuk e ka një analizë se kush po synon të bëjë dezinformimin rreth sistemit të drejtësisë. Po ta shikojmë në terma gjeneral, krejt diskursi publik në vendin tonë, përfundon në problemet në sistemin e drejtësisë. A e kemi më të pa korruptuarin sistemin shëndetësor, sistemin arsimor apo sistemet tjera në këtë vend. Problemi është që politika në këtë vend ka pasur PR shumë më të mirë se sistemi i drejtësisë. Politika vazhdimisht e ka fajësuar sistemin e drejtësisë, për shkak se aty ka qenë më e lehtë kritika”, ka shtuar Gashi.

Gashi shtoi se duhet të ketë transmetim live të mbledhjeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat