Lajme

AGK-ja bën thirrje për transparencë pas ankesës së Klan Kosovës në ARBK

Gazeta10
05 Korrik 2023 - 15:36

AGK-ja, ka bërë thirrje që proceduar ankimore e Klan Kosovës ndaj Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës duhet të  jetë transparente.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një shkrimi në  rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje ndaj “Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që pa vonesë dhe në një proces transparent të caktojë përbërjen e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, dhe që e njëjta ta pranojë si të bazuar ankesën e Klan Kosovës.”

Kujtojmë se ARBK-ja ka pezulluar certifikatën e biznesit të mediumit Klan Kosova, ky vendim kishte nxitur reagime dhe kritika të shumta ndaj pushteti.

“AGK-ja bën thirrje për procedurë transparente të ankesës së Klan Kosovës në ARBK .Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur kompletimin e dokumentacionit dhe dërgimin e ankesës së televizionit, Klan Kosova në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës. AGK-ja, i bën thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që pa vonesë dhe në një proces transparent të caktojë përbërjen e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, dhe që e njëjta ta pranojë si të bazuar ankesën e Klan Kosovës. AGK-ja, beson se ky veprim procedural do t’i jepte fund tentimit qeveritar për të mbyllur këtë televizion, gjë që tashmë ka ndikuar në lirinë e medies dhe pluralizmin medial në Kosovë”, ka  shkruar AGK-ja .

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.