
Reperi i njohur shqiptar, Agon Amiga është rikthyer pas një pauze të gjatë larg muzikës.
Reperi Amiga gjithmonë e kemi parë shumë larg intervistave kohët e fundit, por sot ai i ftuar në emisionin veror Vera10, ka folur rreth jetës, familjës dhe karierës së tij muzikore.
Ai pavarësisht jetës së tij të cilën e bën në një nga qytetët e Gjermanisë ka treguar se mbi te gjitha Kosovën nuk e ndërron me asnjë vend të botës.
“Unë kom vizitu gati cdo vend të botës po se ndërrojë Kosovën me asnjë vend tjetër, vendi yt është vendi yt, si ushqimi si njërzit unë jom patriot edhe kaq”, ka thënë ai./Gazeta10