Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ahmed Januzi më i miri i javës së gjashtë në Albi Mall Superligë

Gazeta10
23 Shtator 2024 - 10:44

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e gjashtë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të KF Llapi, Ahmed Januzi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Enes Shosholli, Bujar Guta dhe Avni Shala.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtë t’i takojë Januzit, i cili për 78 minuta ishte lojtari kyç i Llapit.

Ahmed Januzi shënoi golin e vetëm në ndeshje, duke i mundësuar ekipin e tij, KF Llapi, të arkëtojë pikë të plota në ndeshjen në transfertë kundër FC Ferizaj me rezultat (0:1).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.