
Trepça ’89 ka njoftuar se ka arritur transferimin e mbrojtësit Ahmet Haliti.
Ahmet Haliti i bashkohet ekipit mitrovias pas një aventure gjashtë mujore që e kishte së fundmi te Prishtina.
Njoftimin për transferimin e Halitit, 89-shi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Trepça’89 njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin e mirënjohur Kosovar Ahmeti Haliti. Haliti njihet për eksperiencën e tij në futbollin Kosovar ku ka qenë pjesë e ekipeve si KF Hysi, 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚, 𝐊𝐅 𝐅𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞𝐥𝐢 dhe 𝐊𝐅 𝐋𝐥𝐚𝐩i, gjithashtu trofet nuk i mungojnë në karier ku gjithsej ka 𝟓, 𝟏 Titull Kampioni, 𝟑 Kupa te Kosoves dhe 𝟏 Superkupë, Ahmeti gjithashtu ka luajtur edhe në Kampionatin Shqipëtar. Halitit i urojmë shum suksese në fanellën gjelbërtebardhë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Përveç aventurës së tij të pasur në futbollin kosovar, Ahmet Haliti ka bërë karrierë edhe në elitën e futbollit shqiptar.
Trepça ’89 përpos transferimit të Halitit, në afatin kalimtar të janarit ka transferuar deri më tani edhe Gentrit Dumanin dhe Arion Ymerin.