Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti: Chollet është i angazhuar për Kosovën, ia njeh historinë më shumë se 40% e deputetëve tanë

Gazeta10
11 January 2023 - 21:13

Gjatë debatit  lidhur me vizitën zyrtare të Këshilltarit të lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në “Politiko”, komentatori Arben Ahmeti, ka thënë se zyrtari amerikan është i angazhuar dhe ia njeh historinë Kosovës pothuajse më shumë se gjysma e deputetëve të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se Chollet e përjeton Kosovën si rezultat të punës së tij andaj s’mund të presim që ai ka një ide që ta përmbys shtetin e Kosovës në të cilin ka kontribuar për ndërtim, raporton Gazeta10.

“Të tërheqim paralele, z.Chollet është njeri ndër diplomatët e shumtë, që ka edhe lidhje emocionale me Kosovën që është i angazhuar qysh në fillimet e karrierës së tij. Këta diplomatë si Chollet e përjetojnë Kosovën edhe si rezultat i punës së tyre. Sot nëse ndalesh dhe mendon dhe bën një analizë skenës politike të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të vëresh se z.Chollet e njeh historinë e  Kosovës dhe është i angazhuar për Kosovën më shumë se sa 40% e deputetëve aktual të Kuvendit të Kosovë. Pra po flasim për marrëdhënie specifike, për një diplomatë që ka angazhim për Kosovën në jetën e tij më shumë se 40%. Nuk mundesh me prit që Chollet ka me ardh me një ide që ka me përmbys atë që është arrit si rezultat i angazhimit të SHBA-së, ngritja e Republikës së Kosovës.”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka thënë se përpos Chollet, Kosovën mund ta vizitojë edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden për situatën e krijuar në vend. Madje ka thënë se kjo nuk mund të jetë larg mendsh pasi që edhe Biden është njëri nga ata që është i lidhur emocionalisht me Kosovën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.