Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti dhe Kërstiq pajtohen të hapet ura në veri

Gazeta10
30 Korrik 2024 - 19:15

Deklaratat e fundit nga  Qeveria e Kosovës se këtë verë planifikon ta hapë Urën e Ibrit për qarkullim të veturave ngjallën reagime të shumta nga akterët vendor e ndërkombëtar se a duhet lejuar një vendim i tillë ose jo.


Drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti dhe gazetari serb Branislav Kërstiq, të dy në emisionin “Raport” deklaruan se janë pro këtij vendimi.

“Mua më doket se e vetmja urë e bllokuar në Evropë është ura që ndan dy pjesët e Mitrovicës. Shumica e qytetarëve edhe serb edhe shqiptar janë për hapjen e urës. Mua më doket që edhe nëse hapet ura, nuk do të kemi tensione dhe jam i sigurt që askush nuk ka ndonjë arsye shqetësimi për hapjen e saj”, deklaroi Kërstiq për emisionin Raport.

E të njejtën bindje ndan edhe gazetari Ahmeti, ku sipas tij është krejtëisht normale hapja e urës.

“Nuk është jonormale me u hap ura, jonormale është bllokimi i urës për kaq shumë vite, e cila ka shërbyer si një ndarje e jo si bashkim. Edhe vet Kërstiqi e tha që nuk di nëse ka ndonjë urë në botë të bllokuar për kaq gjatë”, deklaroi ai në emisionin Raport.

Tutje mes tjerash, sipas tij njohjet e shteteve tjera janë konstatim dhe bindje se veriu i vendit është pjesë e pandashme e republikës së Kosovës.

Sot kemi ardhur në njëfar situate vazhdohet me na u thënë mos  e hapni urën se mund të ndodh diçka, çka mundet me ndodh, është krejtësisht normale me e hap urën.  Veriu i Kosovë është pjesë e pandashme e republikës së Kosovës, nuk është konstatim i Kurtit e as i imi, është konstatim i secilit shtet që ka njohur republikën e Kosovës, është themeli i shtetit tonë “, deklaroi Ahmeti./Gazeta10



Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.