
Drejtori i mediumit Kanal10, Arben Ahmeti, në emisionin Raport bëri të ditur se si Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dule Vicovac është përfshirë në propagandë kundër Kosovës dhe për më shumë me identitet të rremë.
Sipas tij, Vicovac duhet të shpallet ‘non grata’ nga Republika e Kosovës.
“Në të dy rastet ose ka bërë vepër penale ose ka qenë në mision të një spiunazhi që i bie, në bazën e legjislacionit që unë e di, në republikën e Kosovës, Qeveria në këtë moment mundet me shpall Vicovacin person nongrata dhe ne sot do t’i drejtohemi me një pyetje nëse do ta shpallin nongrata këtë person apo jo, sepse po flasim për dy rrethana ose ka konsumu vepër penale ose ka pasur mision prej një shërbimi të spiunazhit, përfundimi duhet të jetë se ky përson duhet të shpallet nongrata”, deklaroi Ahmeti, raporton Gazeta10.
Përveç atyre që u thanë në studion e Kanal10, Ahmeti bëri të ditur se po vazhdon hulumtimet në dokumentare tjera, ku sipas tij në vitet 2008 dhe 2009 ishin prej fushatave më masive me elemente pro serbo-ruse.
“Detaj tjetër i rëndësishëm me e cek në gjithë këtë ndërrmarrje është që ka edhe dy dokumentarë tjerë, të cilët unë jam duke i hulumtuar dhe i parë në detaje, e po shfaqen bukur gjëra interesante janë përfshirë edhe zyrtarë tanë edhe me lajthitjet e qytetarëve tanë. Duket që në vitin 2008/9 e sidomos në 2009-tën kemi pasur një fushatë masive të elementeve pro ruse, pro serbe, çoftë në raporte ndërkombëtare çoftë në dokumentarë e gjëra tjera ku shpesh kanë rënë viktimë njerëzit tanë të cilët kanë pasur qëllime të mira”, shtoi mes tjerash Ahmeti./Gazeta10/