
Të hënën, eksluzivisht në Kanal 10, gazetari Arben Ahmeti njëkohësisht edhe drejtues i këtij mediumi publikoi dokumentacionin që vërtetoi se si një zyrtar i UNMIK-ut po progandonte për Kosovën me identitet të rremë.
E vërtetësinë e këtij hulumtimi, Ahmeti në emisionin Raport tha se e argumenton edhe fakti i reagimit nga misioni i UNMIK.
Ata u shprehën të shokuar nga ky hulumtim duke thënë se kanë nisur shqyrtimet për informacionet e deritashme.
“Si gazetarë sa herë raportojmë kur e shohim se është mbërri një efekt e qëllimi i punës sonë është kjo, nuk e pritëm për kaq shpejt por megjithatë duket që është arritur ky efekt. Reagimi dhe sqarimi i UNMIK-ut nuke vënë në dyshim hulumtimin tonë”, deklaroi Ahmeti.
Ndërkaq, mes tjerash ai edhe tregoi për një “pritshmëri” tjetër që kishte për atë reagim.
” Unë kam pritur që ketë të paktën përpjekje për të thënë që e keni ngatërruar identitetin, nuk e kemi ngatërruar, UNMIK e pranon që në fakt është bukure dukshme ajo që e kemi prezantuar ne. E kemi gjetur Vicovacin të paraqitur në emër të UNMIK-ut në një dokuementar të vitit 2009 dhe në një video tjetër të vitit 2011, pra po flasim për dy raste të ndryshme kur ky zyrtar i lartë i UNMIK-ut, në veri sidomos, paraqitet me një emër të rremë dhe flet zi e tërr për Kosovën”, tha Ahmeti. /Gazeta10