Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AKI publikon njoftimin për vizitën e shefit të CIA, brenda objektit u zbulua pllaka me një porosi të veçantë

Gazeta10
04 Shtator 2024 - 11:36

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) përmes një komunikate për media të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar për vizitën dhe takimin që kreu i CIA-s, William Burns, kishte pasur me kreun e AKI-së, Petrit Ajetin, më 22 gusht.

AKI ka bërë të ditur se në shenj mirënjohjeje për SHBA-në, CIA-n dhe personalisht William Burns, në objektin qendror të AKI-së është vendosur pllaka simbolike ku janë të vendosura dy emblemat e dy agjencive, CIA dhe AKI.

Pllakën e kanë zbuluar dy drejtorët, Petrit Ajeti dhe William Burns.

Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndron mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.