Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Akil Gjakova lirohet nga akuzat për dhunë në familje

Gazeta10
20 February 2026 - 16:34

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit xhudistit Akil Gjakova për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ky vendim erdhi pas shqyrtimit gjyqësor, teksa institucioni e liroi nga aktakuza të pandehurin Gjakova, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata njofton se e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.

“Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”, njofton Gykata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.