Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident fatal në “Kosova B”, humb jetën një punonjës 55-vjeçar

Gazeta10
27 February 2026 - 12:21

 

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se sot, më 27 shkurt 2026, në termocentralin Termocentrali Kosova B në Obiliq, ka ndodhur një incident i rëndë ku janë përfshirë një kamion dhe një punonjës.

Si pasojë e incidentit, një punonjës 55-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

KEK sh.a. ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa autoritetet përkatëse janë duke e trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.