
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në dalje të Prizrenit, në pjesën veriore. Mediat kanë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes./Gazeta Express
