Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Peqin, vdesin dy të rinj

Gazeta10
31 Gusht 2025 - 8:12

Një aksident i rëndë, me dy viktima, ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë urës së Teqes, raporton A2 CNN.

Vetura raportohet të ketë dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Në automjet ndodheshin dy persona, shoferi Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin, si dhe Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Të dy të rinjtë u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.