
Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur sot në hyrje të Prizrenit, ku si pasoj ka mbetur i lënduar një person që është dërguar në spital për trajtim, raporton Gazeta10.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, për Gazetën10 tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri”.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, ka deklaruar Bytyqi./Gazeta10