
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave dhe një kamioni.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Strellc të Deçanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, tha Gashi. /Gazeta10/