Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident masiv si pasojë e mjegullës në ShBA, të paktën shtatë të vdekur

Gazeta10
24 October 2023 - 9:08

Mjegulla e dendur në një autostradë në Shtetet e Bashkuara çoi në të paktën 158 përplasje mes veturave dhe shtatë të vdekur në Louisiana, thanë autoritetet amerikane të hënën.

E ashtuquajtura “super-mjegull”, për të cilën mediat në ShBA raportuan se ishte shkaktuar nga përzierja e zjarreve në këneta me mjegullën e dendur, shkaktoi aksident masiv në autostradën “Interstate 55”, rreth 50 kilometra jashtë qytetit New Orleans, thuhet në një deklaratë të Policisë Shtetërore të Louisiana-s.

Në fotografitë e publikuara nga policia shihen të dyja pjesët e urës së autostradës të bllokuara nga aksidenti. Aty shihen disa vetura të djegura. Policia tha se në autostradë kishte shpërthyer një zjarr, raporton mediumi “Barron’s”.

Dukej se një veturë kishte dalë nga ura dhe kishte rënë në ujë. Më shumë se 25 persona janë dërguar në spital, pa i llogaritur ata që kishin shkuar vetë për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Super-mjegulla formohet “kur një përzierje e tymit dhe e lagështisë së liruar nga materialet organike që janë duke u djegur, si gjethet, shkurret, drurët, përzihet me ajrin e ftohtë, pothuajse të ngopur”, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Kur paraqitet ky lloj i mjegullës, dukshmëria mund të bjerë deri në tri metra, sipas këtij institucioni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.