Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Gazeta10
04 November 2022 - 18:08

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, transmeton Gazeta10.

Krasniqi ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15, dhe ka qenë e përfshirë vetëm një veturë.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete. Policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.