Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes trenit dhe një kombi-busit në Klinë, dy persona dërgohen në Spitalin e Pejës (VIDEO)

Gazeta10
09 March 2024 - 19:56

Një tren i udhëtarëve dhe një kombi-bus janë përplasur sot në Krushevë të Madhe të Klinës. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”.

Në vendngjarje kanẽ dalë të gjitha njësitet kompetente, sipas Gashit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.