Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksident në Çagllavicë, vdes një person

Gazeta10
05 January 2023 - 9:34

Një mashkull 35-vjeç ka humbur jetën në një aksident trafiku në Çagllavicë në mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta10.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet  (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i  viktimës : A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.