Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident trafiku në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, lëndohen tre persona

Gazeta10
05 May 2025 - 16:57

Sot rreth orës 11:50 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”.

Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë.

Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore – njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë.Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt dhe më pas janë lëshuar për në shtëpi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.