Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Aksidenti i burri të këngëtares Shkurte Fejza, çka ndodhi me shoferin?- Flet avokati

Gazeta10
26 February 2024 - 18:02

Bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza, Hajrush Behluli është aksidentuar ditë më parë  nga një makinë në Prizren.

Ai ishte duke ecur në këmbë, kur ndodhi incidenti. Lajmin poashtu e ka konfirmuar edhe vajza e tij Gresa Behluli.

Bashkëshorti i këngëtares ndodhet në spital, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar për gjendjen e tij.

Në emisioni ‘Raport’ në Kanal10, avokati i shoferit i cili ka goditur burrin e Shkurte Fejzës, ka folur për rastin se shoferi është lënë i lirë.

Avokati Gent Gjini ka thënë se kjo lëndë cilësohet si aksident trafiku, ai poashtu ka treguar se shoferi i ka treguar ndihmë familjës vazhdimisht.

“Po ai është lënë i lirë sepse varësishtë në këto llojë raste kur nuk ka dashje motive të ndryshme po ka qenë një aksident trafiku dhe në këto raste persona lëshohen në procedurë të rregullt”, ka thënë ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.