Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Aksidentohet për vdekje nxënësi nga Peja, stafi i shkollës e përkujton si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës

Gazeta10
31 October 2024 - 8:27

Një aksident trafiku ishte fatal për nxënësin nga Peja, Aron Mazrekaj.

Aroni u përplas dje nga një veturë, e plagët që mori ishin të papërballueshme.

Mazrekaj ishte nxënës shembullor në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, madje edhe bursist.

Stafi i shkollës e kanë përkujtuar si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës, ku Aroni shërbente si kryetar i këshillit.

“Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën. Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në komunitetin që e rrethonte” thuhet në njoftimin që ka bërë publik shkolla ku vijonte mësimet Aroni./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.