Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Aksion fantastik nga Kosova, ‘Dardanët’ në epërsi me super golin e Zhegrovës

Gazeta10
12 October 2024 - 15:29

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Lituanisë me ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ e patën kontrollin e plotë të ndeshjes në fillimin e këtij takimi duke mos lejuar kundërshtarin që të rrezikojë portën.

Eventualisht pas disa përpjekjeve për të realizuar gol, Kosova e gjeti atë në minutën e 20-të.

Ishte Edon Zhegrova i cili shënoi një super gol për rezultatin 1-0 pas asistimit të Florent Muslijës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.