
Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion bastisjeje në tri lokacione në Zubin Potok në veri të vendit.
Rastin e konfirmoi për Gazeta10 edhe zëvendësdrejtori i PK-së për regjionin e Veriut, Veton Elshani.
“Kemi kryer 3 bastisje në Zubin Potok në lidhje me rastin DETYRIM që ka ndodh më herët.”, tha ai.
Nuk ka të arrestuar nga bastisjeve gjersa janë konfiskuar prova materiale që konsiderohen të jenë të dobishme për hetimet nga Policia e Kosovës.