
Policia e Kosovës po kryen një operacion në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, në bazë të informacioneve se aty ka laborator droge.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10 zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani, i cili tha se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe armë.
Ai ka thënë se i dyshuari serb nuk ka qenë në shtëpi gjatë kontrollit të policisë, në të cilën janë konfiskuar pajisje për laborator [droge], për kriptovaluta, shok-bomba, armë, municione.
“Pas informacioneve të pranuara nga sektori për luftimin e narkotikëve Mitrovica Veri në bashkëpunim me Drejtorin Rajonale Veri ka kry një kontroll në një banesë në rrugën e kolashinit saktësisht në katin 11 tek tre rrokaqiejt. Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (KosovarSerb) janë gjet dhe konfisku 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilator, poqa elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë , 8 shok bomba të modifikuara. I dyshimti nuk ka qenë aty”, ka thënë Elshani.