Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksioni në Deçan e Gjakovë, sekuestrohen drogë në vlerë prej 600 mijë eurosh

Gazeta10
28 September 2022 - 15:43

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se në aksionin anti-drogë që është zhvilluar sot në  Deçan dhe Gjakovë, janë sekuestruar 600 mijë euro, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë bastisur dhjetë lokacione.

Me urdhër të Prokurorit në këtë aksion janë ndaluar shtatë persona.

Gjatë këtij askisoni janë asgjësuar 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona si dhe mjete të tjera.

Këtu keni njoftimin e plotë:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve, sot janë bastisur dhjetë (10) lokacione (Deçan dhe Gjakovë), ku janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit shtatë (7) persona të dyshuar për veprat penale, “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit” nga neni 272 dhe  “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë bastisjeve në komunën Gjakovë janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione  janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale.

Vlen të theksohet se vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është me se paku 600 mijë euro.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër  shtatë (7) të pandehurve do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente. ​

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.