
Partia Socialdemokrate këtë të enjte ka mbajtur aksion simbolik para Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Në aksion, anëtarët e PSD-së kanë prezantuar një pankartë, të titulluar “Rrugëtimi i Kurtit” e që në të shkruhen edhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
Azdren Shala anëtar i kësaj partie për emisionin Raport dha më shumë detaje, raporton Gazeta10.
“Aksioni e kishte qëllimin me tregu që rruga që e ndoqi Kurti deri sot, me përpjekjen se gjoja po shtrin sovranitet në veri në fund, na ka ardhur në një cak ku Kosovës i ndahen udhët. E të dyja drejtimet janë ose izolim ose asociacioni. Ura e shpërfaqi krejt të vërtetën. E këto për Kosovën janë fatale për funksionim normal të shoqërisë. Edhe ky aksion i sotëm ishte në vazhdën e atyre tonave sepse për një kohë kemi munguar, me i’u tregu qytetarëve cila është e vërteta që Kurti po mundohet të na e shes si sukses”, deklaroi Shala. /Gazeta10.