Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Akti i katërt, Peja – Trepça ky duel mund të vendos fituesin e serisë

Gazeta10
12 May 2023 - 9:48

Këtë të diel me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Karagaqi” në do të zhvillohet ndeshja e katërt ndërmjet Pejës dhe Trepçës në kuadër të finales së ‘Play-offit’.

Ishin mitrovicasit ata që startuan të parët me fitore në këtë seri pas triumfit në ndeshjen e parë në palestrën ‘Minatori’ me shifrat 94-86.

Peja arriti që të vë baraspeshën pas fitores së arritur në ndeshjen e dytë me rezultat 107-79, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Karagaq.

“Xehtarët” morën përsëri avantazhin në këtë seri të finales, pasi arritën të shënojnë fitore para publikut vendas me rezultat 97-90.

Për të ardhur deri në finale, Peja mposhti Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale ndërsa Trepça skuadrën nga kryeqyteti, Prishtinën.

Në rast se Trepça arrin fitore të dielën ndaj Pejës, ata do të shpallen kampion i “Prince Caffe Superligës” në basketboll për sezonin 2022/2023.

Ndërsa në rast të një fitore të Pejës, seria do të barazohej në 2-2 dhe gjithçka do të vendosej në ndeshjen e pestë në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.