
Dita e Gruas sot në Kosovë nisi me protestë para Pallatit të Drejtësisë. Kolektivi “Marshojmë, s’festojnë“ nisën marshin protestues përmes të cilit kërkuan drejtësi për gratë e dhunuara.
Marshi ka nisur nga Pallati i Drejtësisë dhe është duke vazhduar në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të përfunduar te objekti i Qeverisë së Kosovës.
Para objektit të stacionit Policorë të Kosovës, disa aktiviste kanë hedhur boca me tym te kuq./Gazeta10