
Partia Demokratike e Kosovës ka realizuar një aksion simbolik në hotelin ku po qëndron ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, raporton Gazeta10.
Një aktivist i PDK-së e ka gjuajtur me para ambasadorin Berishaj përderisa konferenca po vazhdonte, lidhur me këtë nga PDK-ja në një komunikatë për media, kanë theksuar se aktivisti më pas është arrestuar.
“Njëkohësisht, duke dënuar trajtimin jo demokratik dhe në kundërshtim me lirinë e shprehjes të Policisë gjatë arrestimit të aktivistit tonë Milot Krasniqi, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij! Sot është arrestuar personi i gabuar!”, thuhet në komunikatë./Gazeta10