Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aktivistja serbe: Letërnjoftimet serbe lejoheshin në Jarinje dhe Bërnjak, nga tani në krejt kalimet kufitare 

Gazeta10
28 August 2022 - 16:29

Aktivistja e Shoqërisë Civile nga organizata Iniciativa e Re – NSI, Milica Andrić Rakić, pas arritjes së marrëveshjes së dokumenteve të hyrje-daljeve mes Kosovës e Serbisë, ka thënë se letërnjoftimet serbe tani do të jenë valide në të gjitha vendkalimet kufitare.  

Kjo pasi sipas saj, deri më tani letërnjoftimet serbe të lëshuara nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, janë lejuar vetëm në Jarinje dhe Bërnjak, transmeton Gazeta10.  

Deri më tani, letërnjoftimet serbe të lëshuara nga Drejtoria e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Prishtinë, janë lejuar të hyjnë/dalin nga Kosova vetëm në Jarinje dhe Bërnjak. Duket se me marrëveshjen e re, të gjitha vendkalimet do të hapen edhe për ta”, ka shkruar ajo. 

Më tej, Rakic ka thënë se në frymën e kësaj marrëveshje, Kosova duhet t’i lejojë serbët të kalojnë kufirin me letërnjoftimet e tyre edhe për në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.  

Në frymën e reciprocitetit, Qeveria e Kosovës tani duhet t’i lejojë serbët e Kosovës të përdorin letërnjoftimet tona serbe kur kalojnë në ALB, MNE dhe NMK.”  

Teksa ka shtuar, se i vjen keq që komunitetit serb të Kosovës ju duhet të kërkojë nga Kosova, diçka që është e garantuar ligjërisht përmes dialogut./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.