Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që sot të lëshojnë dy aeroplanë bombardues në Ballkanin Perëndimor, Boeing B-52 “Fortress”, që janë më të mëdhenjët që zotëron Amerika, raporton Al Jazeera Balkans, transmeton Gazeta10.
Këta aeroplanë fillimisht do të fluturojnë mbi Dubrovnik më pastaj mbi qiellin e Malit të Zi, Tiranës dhe Shkupit.
Nuk ka dyshim se një “demonstrim i forcës” i tillë mbart një mesazh të fortë politik nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nga komanda e NATO-s, e cila thotë: “Ne jemi me ju”.
Maqedonia e Veriut është anëtarja më e re e NATO-s në Ballkan dhe kufizohet me Shqipërinë dhe Kosovën – e para është gjithashtu anëtare e NATO-s, ndërsa trupa të forta ndërkombëtare, kryesisht nga vendet e Aleancës Atlantike, kanë qenë prezente në Kosovë për më shumë se dy dekada. / Gazeta10