Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Alarm për një mjet shpërthyes në rrugën B, policia jep detaje

Gazeta10
01 February 2025 - 19:31

Një çantë e dyshimtë është gjetur sot, në Rrugën B, në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku fatmirësisht brenda saj nuk është gjetur asgjë.

Ngjarjen për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ku ka thënë se bazuar në të dhënat nga tereni nuk bëhet fjalë për një mjet shpërthyes.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk  bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, tha Ahemti për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.