Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Alarmante: Rreth 4000 qen endacakë rrugëve të Prishtinës

Gazeta10
15 March 2023 - 11:27

Qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata që banojnë në kryeqytetin e Prishtinës, tash e një kohë ndihen të kërcënuar nga qentë endacakë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka identifikuar rreth 4000 qen të cilët janë mikroçipuar apo regjistruar. Në të njëjtën kohë, komuna e Prishtinës është në përfundim të objektit që do të shërbejë për trajtimin e qenve endacak.

Prania e qenve endacak nëpër rrugët e Kosovës është bërë shqetësuese. Qytetarët shumë herë janë ndier të kërcënuar por edhe të sulmuar nga kafshët.

Driton Limani, qytetar i Prishtinës, thotë se komuna duhet të marrë iniciativën për strehimin e këtyre qenve.

“Kam hasur në shumë situata të të qenit në rrezik për shkak të qenve endacakë, veçanërisht në dimër kur ata janë të uritur dhe sulmojnë. Komuna e Prishtinës duhet jo vetëm t’i trajtojë, por edhe t’i strehojë qentë endacakë”, thotë ai.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur vendosjen e mikroçipave dhe regjistrimin e qenve, qofshin endacakë apo me pronarë. Ky projekt do të mbulonte të gjitha shpenzimet për ata qytetarë që dëshirojnë të regjistrojnë qentë deri në fund të këtij viti. Kështu ka thënë për Radio Kosovën, zëdhënësi i agjencisë, Lamir Thaçi.

“Deri më tani janë identifikuar, dhe janë regjistruar rreth 4000 qen, kështu që janë vendosur mikroçipe dhe është dhënë dokumentacioni”, tha Thaçi.

Ai tha se projekti është zbatuar shumë vite më parë në vendet e BE-së, ku qëllimi kryesor është ndalimi i mbarështimit të qenve endacak dhe rregullimi i aspektit ligjor të qenve me pronarë.

Thaçi ka thënë se nuk dihet numri i saktë i qenve endacak nëpër rrugë.

Asnjëherë nuk kemi bërë hulumtime për të përcaktuar numrin e qenve endacakë apo të atyre me pronarë. Do të identifikojmë dhe regjistrojmë të gjitha kafshët që janë deklaruar nga pronari i tyre”, tha ai.

Zyra për Informim në Komunën e Prishtinës në një përgjigje me shkrim ka thënë se objekti për trajtimin e qenve endacak është pothuajse gati.

Dhe, pas përfundimit të tij, në bazë të procedurave të tjera, objekti do të funksionalizohet. Megjithatë, kjo qendër nuk do të strehojë kafshët. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.