Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Albani dhe Ledri bashkojnë forcat për një super-projekt, lansojnë këngën “Nuk ekziston”

Gazeta10
12 November 2024 - 20:58

Alban Skënderaj dhe Ledri Vula, dy artistë të zhanreve të ndryshme, kanë bashkuar forcat për një super-projekt muzikor.

Dyshja kanë publikuar këngën që titullohet “Nuk ekziston”.

Ndonëse dy artistë me stile të ndryshme, Albani dhe Ledri sollën një prurje të freskët dhe projekti është pritur mirë edhe nga adhuruesit e tyre, përcjell telegrafi.

Në vetëm pak orë, kënga mori komente të shumte pozitive në platformën YouTube.

Kënga, një baladë disi ritmike, ngërthen një tematikë tejet të veçantë dhe emocionale.

Ky bashkëpunim mes dy figurave që kanë lënë gjurmë në karrierat e tyre, kombinon eksperiencën e Albanit në baladat e tij të dashura, dhe energjinë karakteristike të Ledrit, njëri nga reperët më të njohur të industrisë tonë muzikore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.