Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Albin Kurti në Bratisllavë, ky është qëndrimi më i fundit për veriun

Gazeta10
31 Maj 2023 - 12:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot në forumin e Bratisllavës për sigurinë, para pjesëmarrësve foli për veprimet e tij në veri duke shpjeguar në detaje si erdhi deri te kjo situatë, raporton Gazeta10.

Kurti tregoj që ka shtyer 4 muaj zgjedhjet në veri dhe në muajin prill zgjedhjet u mbajtën dhe rezultatet e tyre u pranuan edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Kurti tutje tha se 4 kryetarët në veri duhet të punojnë në ndërtesat komunale dhe policia do të jetë aty derisa ka protesta të dhunshme jashtë.

Tutje ai sulmoi Vuçiqin duke thënë se lista serbe kontrollohet nga Beogradi dhe kështu nuk lejojnë pluralizëm politik.

Ai tutje tha se e pranon që nuk duhet të këtë shumë policë para komunës por nuk duhet të këtë as persona jashtë që ushtrojnë dhunë ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.

“Unë nuk mund t’iu them kryetarëve në veri që të mos shkojnë në zyret e tyre perderisa unë rri në zyren time”, tha Kurti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.