
Shqipëria ia doli që të kualifikohej në finalen e Eurovision, me një performancë dinjitoze të dhuruar nga Albina Kelmendi dhe familja e saj.
Sot është një tjetër moment i rëndësishëm, nata finale ku do të mësohet fituesi.
Pas 20 këngëve të kualifikuara në dy gjysmëfinale, plus pesë vendet që kualifikohen automatikisht (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia) si edhe Ukraina që kualifikohet si fituesja e edicionit të kaluar, në garën finale do të jenë në total 26 perfomanca.
Shqipëria performojë e 10-ta në këtë skenë, ku ka ndezur skene me muzikën e saj.