
Aleanca pritet të dorëzojë sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me, siç thotë kjo parti, vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë.
Dorëzimi i kallëzimit penal është paralajmëruar të bëhet në orën 09:30, në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Pas dorëzimit të kallëzimit, pritet që përfaqësuesit e Aleancës të japin më shumë detaje lidhur me pretendimet dhe përgjegjësitë që kërkojnë të hetohen nga organet e drejtësisë./Gazeta10