Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Temperaturat e larta, kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda

Gazeta10
26 August 2026 - 8:17

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e mërkurë, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në njoftim thuhet se në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32 gradë Celsius.

“Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.