Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aleanca refuzon takimin me Kurtin, publikon gjashtë kushte për mbështetjen e themelimit të institucioneve

Gazeta10
03 August 2026 - 15:54

Aleanca i ka dërguar një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të cilën sqaron qëndrimin e saj lidhur me procesin e themelimit të institucioneve të Kosovës, duke bërë të ditur se nuk është e interesuar të bëhet pjesë e Qeverisë në asnjë formë.

Në letrën e  nënshkruar nga kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, thuhet se subjekti politik ka ofruar mbështetje për themelimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, me theks të veçantë te zgjedhja e Presidentit të Kosovës.

Aleanca thekson se ka paraqitur gjashtë pika që i konsideron me interes jetik për vendin, por sipas saj, nuk ka marrë asnjë përgjigje, direkte apo indirekte, nga Vetëvendosje.

Gjashtë kërkesat e Aleancës janë:

  • Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si prioritet strategjik;
  • Fillimi i procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill për sigurimin e pavarësisë energjetike;
  • Rritja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla nga 30 mijë në 100 mijë euro;
  • Lirimi i tokës së punuar nga tatimi në pronë për të nxitur prodhimin vendor;
  • Financimi i plotë i projekteve rrugore dhe kapitale të mbetura pezull;
  • Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard euro investime kapitale për Prishtinën.

Në fund të letrës, Aleanca shprehet se, në mungesë të përgjigjes për këto propozime, nuk sheh arsye për të zhvilluar takim në formatin e deritanishëm me kryetarin e Vetëvendosjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.