Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alexander Van der Bellen rizgjidhet edhe për një mandat president i Austrisë

Gazeta10
10 October 2022 - 0:03

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, ka siguruar një mandat të dytë gjashtëvjeçar, në zgjedhjet e sotme që u mbajtën atje.

Van der Bellen fitoi një shumicë të qartë votash, duke shmangur balotazhin, raporton Reuters.

Ish-udhëheqësi 78-vjeçar i të Gjelbërve, ka fituar popullaritet të gjerë duke projektuar qetësi gjatë kohërave të krizës kombëtare, përfshirë edhe rënien e Qeverisë më 2019 dhe dorëheqjen e kancelarit Sebastian Kurz një vit më parë, mbi akuzat për korrupsion që Kurz ende i mohon.

Presidenti austriak kryen një rol kryesisht ceremonial, por gjithashtu ka fuqi gjithëpërfshirëse që nënkupton mbikëqyrjen e periudhave të tranzicionit dhe turbulencave.

Presidenti në Austri është Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe ka legjitimitet të shkarkojë të gjithë qeverinë dhe kancelarin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.