Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Alexis McAllister: Nuk e mendoja se do ta fitonim titullin kaq lehtë

Gazeta10
06 May 2025 - 17:44

Mesfushori i Liverpoolit, Alexis McAllister, shpreson që fitimi i titullit të Premier League këtë sezon të jetë vetëm fillimi i diçkaje të madhe.

Nën udhëheqjen e Arne Slott, Liverpool dominoi kampionatin anglez dhe fitoi titullin e 20-të.

 

“Nuk mendoja se do ta fitonim ligën aq lehtë sa e fituam, sepse jemi në një proces që sapo ka filluar. Për shumë njerëz, ishte një ndryshim i madh. Trajneri dhe skuadra e dinë se mund të vazhdojmë të përmirësohemi dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i diçkaje të madhe”, tha McAllister për ESPN.

“Ne ishim të pafat në short, u takuam me një ekip të shkëlqyer”, tha McAllister për eliminimin nga PSG në Ligën e Kampionëve.

 

“Secila nga ekipet mund të kishte arritur në gjysmëfinale. Ata ishin më të mirë në penallti, por vitin tjetër do të luftojmë edhe më shumë”, deklaroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.