Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aliu së bashku me Vitin ia vunë gurthemelin e QKMF-së në vlerë prej 2.5 milionë euro

Gazeta10
13 October 2023 - 12:23

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ia kanë vënë sot gurthemelimin e ndërtimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Aliu, bëri me dije se QKMF-ja e re do të ketë sipërfaqe afro 5000m2, teksa shtoi se është trefishi i objektit ekzistues të QKMF-së.

Ai gjithashtu potencoi se investimi do të ketë vlerë 2.5 milionë euro.

“Bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, menaxhmentin e QKMF-së dhe mjekët që vunë themelet e shëndetësisë ferizajase, vumë sot gurthemelin e një vepre publike madhore që i jep zgjidhje për dekada, nevojave hapësinore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, ndërtimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, që do të shtrihet në afro 5000m2 sipërfaqe, mbi trefishi i objektit ekzistues të QKMF-së, bashkëfinancim ky mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, shkroi Aliu.

“Falënderim Ministrisë së Shëndetësisë dhe kreut të saj që për vite u angazhuam bashkë në jetësimin e këtij projekti. Urime mantelbardhëve dhe gjithë qytetarëve ferizajas!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.