
Gazetari Ridvan Berisha është përplasur me politologun Nexhmedin Spahiu derisa ishin duke diskutuar se a do të ketë luftë në Kosovë.
Spahiu është i bindur që gjasat janë të mëdha për luftë, raporton Gazeta10.
Ai gjithashtu tha se Kosova ka vendos edhe një kushtë sa i përket marrëveshjes.
“Kosova e ka qitë një kushtë shtesë, kushti është që duhet të nënshkruhet marrëveshja”, tha ai.
Derisa gazetari Berisha i repliko duke i thënë ‘kush e ka qit atë kushtë’.
Politologu i kthehet duke i thënë se ishte Albin Kurti ai i cili e ka vënë këtë kushtë.
Ridvan Berisha ju kthye Spahiut duke i thënë se ‘kryeministrin Kurti nuk ta pyet askush’./Gazeta10