Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alma Lama: Sejdiu u fut në ‘përleshjet’ mes Vetëvendosjes dhe opozitës pa vullnetin e tij

Gazeta10
09 September 2026 - 11:27

Ish-deputetja dhe analistja Alma Lama ka komentuar përfshirjen e zotëriut Sejdiu në zhvillimet politike dhe përplasjet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës.

Lama tha se Sejdiu është përfshirë në një përballje politike pa vullnetin e tij, duke vlerësuar se ai mund të ketë llogaritur në mbështetjen e subjektit të tij politik.

“Është keq edhe për zotëriun Sejdiu që futet në arenën e përleshjeve në mes të Vetëvendosjes dhe opozitës pa vullnetin e tij. Unë jam e bindur që ai ka menduar se do të ketë mbështetjen e subjektit politik, sepse në këtë rast është sjellje e keqe edhe ndaj tij”, tha Lama.

Sipas saj, mungesa e mbështetjes politike e vendos Sejdiun në një pozitë të pafavorshme dhe e bën situatën edhe më problematike në raport me zhvillimet e fundit politike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.